Dhjetra profesorë të Mjekësisë mbesin pa paga

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbi njëzet profesorë të Fakultetit të Mjekësisë (FM), që njëkohësisht janë edhe drejtorë të klinikave në QKUK, kanë mbetur pa pagat e Rektoratit të UP-së.

Kjo po ndodh për shkak se Rektorati ka nxjerrë një vendim që ua pamundëson atyre të marrin pagë të plotë nga Fakulteti derisa janë drejtorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Profesorët janë ankuar në këtë vendim, duke kërkuar pagesën e plotë, pasi ata thonë se pagën në QKUK e kanë dytësore.

Por, Rektorati nuk ka marrë parasysh këtë vendim, pasi, sipas zyrtarëve të UP-së, është jologjike që një udhëheqës i një institucioni të ketë pagë sekondare. /Zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjetra-profesore-te-mjekesise-mbesin-pa-paga/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala