Dhjetëra mërgimtarë tash 8 orë në aeroport për fluturimin që s’po realizohet

Autori:Gazeta Fjala

Dhjetëra pasagjerë, kanë mbetur për më shumë se 7 orë në Aeroportin e Prishtinës, pasi që kompania “Adria Airways” më të cilën kanë pasur të udhëtojnë, nuk e ka realizuar fluturimin.

KTV-ja ka kontaktuar me njërin nga udhëtarët, i cili ka shprehur mllefin e tij, për këtë, duke e quajtur papërgjegjshmëri si të kompanisë ashtu edhe të zyrtarëve të ANP-së “Adem Jashari”.

“Kemi pas të fluturojmë në ora 12:55. Rreth tetë orë jemi duke pritur në aeroport, Policia kanë ardhur, mirëpo, askush s’po na jep asnjë informatë, as të Aeroportit e as të kompanisë fluturuese, pasi kjo e fundit i ka mbyllë zyrat në aeroport”, ka thënë Ziko Avdullahu, njëri nga udhëtarët.

Ai thotë se kishte biletë kthyese, dhe se i duhet të realizojë udhëtimin për në Munchen, pasi në të kundërtën rrezikon ta humb vendin e punës.

KTV-ja, ka provuar të kontaktojë edhe me përfaqësues të kompanisë Adria dhe zyrtarë të Aeroportit, mirëpo kontakti me ta, ka qenë i pamundur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjetera-mergimtare-tash-8-ore-ne-aeroport-per-fluturimin-qe-spo-realizohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala