Dhjetëra fshatra të Komunës së Drenasit pa energji elektrike

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe Komuna e Drenasit është përfshirë nga moti i lig i shoqëruar me erëra të fuqishme të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ne disa lokalitete.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi e shoqëruar edhe më shërbimin e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente kanë dalë në terren ku janë njoftuar për së afërmi me gjendjen e krijuar nga erërat.

Si pasojë e kësaj kanë mbetur pa energji elektrike shumica nga fshatrat që nga nata e së shtunës dhe ende janë pa energji elektrike, po ashtu janë dëmtuar edhe disa kulme të shtëpive dhe shtalla.

Nga erërat e forta janë dëmtuar edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave elektrike, por sipas kontakteve me përfaqësues të KEDS-it, thuhet se ekipet e tyre janë ne terren dhe kanë përforcime edhe nga ekipet e Prishtinës dhe premtimet janë që deri pasdite demet të evitohen dhe do të këtë furnizim me energji elektrike, ndërsa dëme nga vërshime ende nuk ka pasur në Komunën e Drenasit.

Komuna e Drenasit do të formoj Komisionin për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara nga moti i lig që është përcjellë këto ditë.

image-f279d8089ca76e2005b76b8d0342721adb3a96aba3f202f27a9eb6a22147a367-V

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjetera-fshatra-te-komunes-se-drenasit-pa-energji-elektrike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala