Dhjetë shprehje të Nikola Teslës, që kanë vlerë edhe sot

Autori:Avdyl Pajaziti

Nikola Tesla ka qenë një prej mendjeve më të mëdha të shkencës. Kontributi i tij ka qenë shumë i madh në fushën e elektricitetit dhe inxhinierisë. Ndonëse ndërroi jetë në vitin 1943, disa prej shprehjeve të tij kanë vlerë të madhe edhe sot. Ja disa prej tyre.

1.“Në shekullin 21, roboti do të zërë vendin që puna e skllavit zinte në qytetërimin e lashtë”

Me ardhjen e internetit, i cili na ka futur të gjithëve në epokën digjitale, ajo që Nikola Tesla ka thënë shumë vite më parë, nuk është e largët. Ne kemi mbërritur në epokën kur robotët marrin vendet e punës që dikur u përkisnin njerëzve. Robotët kanë ardhur për të qëndruar.

2. “Nuk më bëhet vonë që vodhën idenë time… Më bëhet vonë që nuk kanë një ide të tyren”.

Idetë origjinale përcaktojnë se ku je dhe ku mund të jesh. Shumëkush e nënvlerëson fuqinë e një ideje, por nëse mundesh që edhe ta shpikësh një ide, edhe ta vësh në zbatim, mundesh që ta arrish suksesin në cilëndo karrierë që ti zgjedh.

3. “Nëse urrejtja juaj do të mund të shndërrohej në energji elektrike, do të arrinte të ndriçonte të gjithë botën”

Pasionet apo emocionet mund të ndezin energji të tilla që përmbysin ngjarjet. Eshtë më mirë të jesh në gjendje të kontrollosh emocionet negative, dhe t’i shndërrosh në pozitive. Në vend që të lejoni urrejtjen tuaj të dominojë, përpiquni të fokusoheni për ta shndërruar dashurinë në një ombrellë të gjithçkaje që bëni.

4. “Nga të gjithë gjërat, më shumë më pëlqyen librat”

Thonë se udhëheqësit janë lexues. Me librat, ju mund të lidhni qenien tuaj dhe të lidheni me botën që ju rrethon, intelektualisht. Të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë qenë lexues në një pikë. Atëherë, përse nuk e përcaktoni të ardhmen tuaj duke lexuar? Nuk është dembelizëm të jesh lexues. Në fakt mund të jetë përcaktuese për të ardhmen tuaj dhe njeriun që ju do të bëheni.

5. “Të jesh i vetëm, ky është sekreti i inovacionit; të jesh vetëm, kështu lindin idetë”

Nuk ka asgjë të përsosur në të qenit i vetëm. Por kur jeni vetëm, mund të përjetoni atë momentin e “Eurekës”. Kjo gjë bëhet shpesh e mundur kur jeni në gjendje të zhyteni në energjinë tuaj të brendshme. Shumë njerëz nuk e kërkojnë vetminë, por kur lidheni me brendinë tuaj, mund të krijoni shanse.

6. “Ne duam shumë sensacionet e reja, por shumë shpejt bëhemi indiferentë ndaj tyre. Mrekullitë e të djeshmes janë gjërat e zakonshme të të sotmes”

12 vjet më parë, nuk kishte Facebook apo smartphones. Bota nuk ishte aq e ndërlidhur dhe nuk kishte makina elektrike. Duket se ne mësohemi me gjërat, pak kohë pasi shfaqen. Pyetja është gjithmonë: po tani? Njerëzit duan gjithmonë më shumë, gjëra që nuk i kanë parë më parë. Dëshirat e njerëzve janë të pakufishme.

7. “Individi është kalimtar, racat dhe kombet venë e vijnë, por njeriu mbetet”

Ne nuk do të jemi këtu përgjithmonë, por trashëgimia jonë mund të jetojë edhe shumë kohë pasi të kemi ikur. Nuk mund të bësh shumë gjëra pa u lidhur me mjedisin tënd. Fokusohuni tek trashëgimia dhe jo tek thjeshtë ekzistenca. Mendjet e mëdha si Steve Jobs u fokusuan tek trashëgimia dhe jo vetëm tek madhështia individuale. Prekni jetë, dhe kur të keni ikur, historia juaj do të jetë aq origjinale sa të ndikojë tek të tjerët që duan të arrijnë gjëra në jetë.

8. “Virtytet dhe dështimet tona janë të pandashme, si forca dhe materia. Kur ndahen, nuk ka më njeri”

Nuk ka qenie njerëzore të përsosur. Ne formohemi prej pikave tona të forta dhe të dobëta. Nuk ka kuptim të ndash të parat nga të dytat. Ne duhet të jetojmë dhe të kënaqemi me atë që jemi.

9. “Momentet e mëdha lindin prej shanseve të mëdha”

Gjithçka varet se si përgatitesh për shansin dhe si e shfrytëzon kur të vijë. Kur shansi përkon me punën e madhe që ti bën, disa kanë prirjen që këtë ta quajnë fat. Puna e madhe nuk mund të arrijë gjë e vetme – ka nevojë për shansin. Sipas Teslës, prej kësaj lindin momentet e mëdha.

10. “Mund të jetoni e të shihni tmerre të shkaktuar nga njeriu, që sot as nuk i kuptoni dot”

Ky është një lloj parashikimi futurist, duke qenë se shkëlqimi i njerëzve duket se gjithmonë ushqen luftëra dhe shkatërrim. Kjo shprehje është një kujtesë se kapaciteti njerëzor është i pakufi, por mbetet në dorën tonë që ta përdorim për mirë. /Bota.al/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjete-shprehje-te-nikola-tesles-qe-kane-vlere-edhe-sot/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala