Dhjetë protestues të arrestuar, një polic i lënduar

Policia e Kosovës njofton se gjatë intervenimit të mbrëmshëm për të shpërndarë protestuesit janë arrestuar dhjetë protestues. Në komunikatë theksohet se si pasojë e dhunës është lënduar një zyrtar i Policisë.
“Njësitet policore gjatë veprimeve të tyre kanë arrestuar dhjetë protestues të dhunshëm, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore. Po ashtu si pasojë e dhunës së shprehur nga disa protestues është lënduar një zyrtar policor, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës thekson se ka arritur ta vërë situatën nën kontrolle dhe sot ajo konsiderohet të jetë e qetë dhe stabile.