Dhjetë profesorë ndërkombëtarë i drejtohen me letër të hapur UNESCO-s për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Me nismën e Institutit RIDEA, dhjetë profesorë ndërkombëtarë (shumica anëtarë të Bordit Këshillues Ndërkombëtar të Institutit RIDEA), të shquar në fushat e tyre të dijes dhe nga universitete me renome nga bota perëndimore, i janë drejtuar me një letër të hapur Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Konferenca e Përgjithshme është organi përgjegjës që do të marrë vendimin përfundimtar rreth anëtarësimit të Kosovës, duke vepruar në vijim të rekomandimit pozitiv të Bordit Ekzekutiv.

“Kërkesa e profesorëve është e thjeshtë dhe e qartë: Republika e Kosovës meriton të anëtarësohet si anëtare fuqiplotë dhe me të drejta të plota në UNESCO”, thuhet në njoftim.

“Siç mund të shihet nga letra, e drejta e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, mbështetet në fakte dhe argumente të pamohueshme juridike dhe politike. Gjithashtu, letra vë theksin te karakteri universal i nocioneve të arsimit dhe të shkencës, si dhe te fakti se UNESCO do të përmbushte mandatin e saj të plotë vetëm duke zgjeruar shtrirjen e saj, si dhe, në këtë kontekst, duke i ofruar Kosovës vendin e saj të natyrshëm në këtë organizatë dhe përfitime të shumta në sferat e arsimit, të shkencës dhe të kulturës”, përfundohet në njoftimin e institutit RIDEA. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjete-profesore-nderkombetare-i-drejtohen-me-leter-te-hapur-unesco-s-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala