Dhjetë mijë vende pune për sektorin e IT-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci, ka thënë se sektorët e IT-së dhe bujqësisë janë potencialet kryesore të zhvillimit ekonomik.

Sipas tij, sektori i IT-së dhe ai i bujqësisë do ta zënë, nëse jo vendin e parë, atëherë do të jenë në mesin e vendeve të para, pasi kanë potenciale.

“Ne i kemi paraparë mbi 10 mijë vende të punës vetëm në sektorin e IT-së, kurse për sektorë të tjerë, besoj se, pasi ta bëjmë planin kombëtar të zhvillimit ekonomik, do të kemi orientime dhe përfundime të sakta në kuptimin e numrave”, ka thënë Stavileci.

Ministri i MZHE-së, Blerand Stavileci, në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka deklaruar se zhvillimi ekonomik është i pamundur të parafytyrohet pa një furnizim stabil me energji elektrike.

Sipas tij, kapacitetet ekzistuese janë të limituara dhe, përveç kësaj, janë dhe të vjetruara.

“Ne e kemi ‘Kosovën A’, e cila që nga eksplodimi, i cili ndodhi vitin e kaluar, nuk është se mund t’u përballojë ritmeve të kërkesës për konsum. Sido që të jetë, ne e kemi pasur një vit të mirë dhe dimrin e kemi kaluar me furnizim të mirë, por me kalimin e viteve po vjetrohet, prandaj mund të kemi probleme në të ardhmen”, ka thënë Stavileci.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjete-mije-vende-pune-per-sektorin-e-it-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala