Dhjetë mijë objekte pa leje në Ferizaj

Deri më tani në komunën e Ferizajt janë regjistruar mbi dhjetë mijë objekte të ndërtuara pa leje. Kështu procesi i regjistrimit të objekteve pa leje në komunën e Ferizajt është vlerësuar të hënën si tejet i suksesshëm bazuar në statistikat që ka prezantuar Drejtoria e Urbanizimit.
Faik Grainca, gjatë një konference për medie ka bërë të ditur se projekti i regjistrimit të objekteve pa leje tashmë ndodhet në fazën e regjistrimit të këtyre objekteve në zonat rurale.
“Është fat i mirë që Ministria e ka prolonguar afatin dhe kemi kohë që deri me 11 qershor të bëjmë regjistrimin e të gjitha këtyre objekteve. Komuna e Ferizajt është komuna që më së shumti ka regjistruar objekte të ndërtuar pa leje, e ka filluar me kohë këtë proces, kemi formuar me kohë ekipin dhe rezultatet janë evidente. Mund të them se vetëm Prishtina është para nesh, ndërsa ka komuna që ende nuk e kanë filluar këtë punë ose tash e kanë nisur këtë proces” ka thënë Grainca.