Dhjetë metodat si ta bëni për vete vajzën që ju pëlqen

Autori:Avdyl Pajaziti

  1. Mos u shqetësoni

Te bukuroshet seksi bën efekt strategjia sportive. “Silluni sikur te jeni ne terrenin tuaj”. Mënyra më e mirë që mos të refuzohesh nga një femër seksi, është të mos e marrësh në telefon gjithë ditën.

  1. Bëje të pasigurt

Mos u bëni gjithmonë djem të dëgjueshëm të cilët në çdo thirrje janë gati, bëjeni të mendojë dhe të pyesë, me kë ishe dhe ku ishe. Bëjeni të jetë e pasigurt dhe më të vërtetë do ta ktheni vëmendjen e saj tek ju.

  1. Hidhuni në aksion

Në një rast kur një vajze ju ka vërejtur gjatë, mos e leni të tejzgjatjet vështrimi. Një bukuroshe seksi do të kthejë kokën në një anë tjetër dhe do të kërkonte një djalë me më shumë guxim dhe ajo do ta kishte secilin që do e donte. Bëje hapin e parë dhe trego se je një djalë me vetëbesim, i dashur, djali që ajo kërkon .

  1. Beje të mundohet

Njerëzit nuk i vlerësojnë gjerat për të cilat nuk mundohen. Në fakt kështu është me vajzat të cilat i detyrojnë djemtë t’u bien në gjunjë. Nëse bëni çdo gjë që ajo kërkon dhe i pëlqen, do t’ju kushtojë shumë dhe do të jeni i pa vlerësuar. Bëjeni qe ajo t’ju kërkojë më shumë se ju atë dhe kërkoni ndonjë shërbim të vogël që të mundohet. Sa më shumë do të mundohet, aq më shumë do t’ju vlerësojë.

  1. Sa me kreativ

Femrat e bukura kanë meshkuj sa për të ngrënë lopët. Kujdes, nëse takon një femër bukuroshe dhe seksi, bëhu kreativ dhe origjinal. Bëje të qeshë me barcoleta që nuk i dëgjon prej meshkujve të tjerë. Ftojeni për kafe në një vend ku nuk shkon përditë, por jo në çfarëdo vendi, zgjidhe pak. Vetmia krijon intimitet dhe sukses.

  1. Bëhuni djalosh qe di çfarë dëshiron

Bukuroshet duan djemtë që dinë çfarë duan dhe kanë plane. Për këtë arsye, kur të vini në një rast të tillë, paraprakisht mendojeni çfarë do të thoni dhe çfarë do të vendosni, mos e lejo që ajo të marrë vendime.

  1. Mos kërkoni shumë

Mos bej shumë përpjekje që të mendojë se ti do t’i kishe fshirë edhe këpucët. Djemtë e tillë një seks bombe as nuk do t’i binin në sy. Ajo do një djalë të fortë. Takimet e para janë shumë të rëndësishme. Në fillim të ndihmojnë edhe pak gënjeshtrat, kështuqë mos i tregoni drejt se pse nuk jeni i përgjigjur thirrjeve telefonike, por thoni vetëm se ke qenë i zënë. Çdo femre, gjëja e parë që do t’i shkojë ndërmend është, se ti ke qenë me një vajzë tjetër dhe se ajo duhet të përpiqet më shumë që të të mbajë për vete.

  1. Deshmoju se je xhentëlmen

Metoda xhentëlmene është një mundësi më shumë “për ta ngritur nga tavolina”. Femrat vdesin për pak kujdes. Kështu, kujdesu të jesh në anën e veturave gjatë rrugës, hapja derën e makinës dhe të restorantit, mbaja karrigen. Besoni, këto cikërrima do t’ju dallojnë 99 për qind nga meshkujt tjerë.

  1. Bëhuni pak i komplikuar

Asnjëherë mos i trego femrës gjithë jetën tënde në momentin që e ke njohur. Do të ike prej jush si prej gjarprit dhe në fund të fundit do të mendojë se jeni i çmendur, egocentrik dhe i mërzitshëm. Bëjeni qe t’ju njohë pak nga pak dhe çdo ditë të zbuloje diçka më shumë nga jeta jote. Kjo do t’i krijojë një afërsi më të madhe duke menduar se është ajo që të ka zbuluar dhe kështu do ti shtohet dëshira për të qenë më e lidhur me ju.

  1. Sillu mirë

Femrat seks bombë kanë dëshirë shumë më të madhe se femrat mesatare të kenë konkurrencë. Jepi arsye të mendojë se ka shumë femra atraktive në rrethine që ju kanë në qejf. Do të shtoni kureshtjen e saj dhe do të lidhet për ju si balta. Kështu mund të keni për vete një femër seks bombë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjete-metodat-si-ta-beni-per-vete-vajzen-qe-ju-pelqen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala