Dhjetë mënyra për të humbur 2 kg në javë pa u munduar fare

Autori:Avdyl Pajaziti

Revista ‘Cosmo’ ka zbuluar një teknikë me të cilën do ti humbni 2 kilogram në javë pa pasur nevojë të vuani për ushqim, të mirreni me ushtrime të çuditshme, apo të mos hani fare. Si? Ky ushtrim ka të bëjë me sakrifica të vogla dhe me kombinimin e teknikave specifike.

  1. Pini kryesisht ujë – pije sportive apo energjike, të frutave – të gjitha këto përmbajnë rreth 100kalori. Këto pije nuk të kënaqin në mënyrën se si të kënaqin 100kalori ushqim. Likuidet e tjera mund të kenë sasi të mëdha të sodium-it apo të karobhidrateve, të cilat e mashtrojnë trupin tënd dhe e bëjnë që ti mbaj lëngjet në trup.
    Në anën tjetër uji nuk ka asnjë kalori, gjë që e bën pijën më të mirë për dobsim. Për të bërë më interesante shtoni copëza limoni apo fleta të mentes.

 

  1. Bojkotoni bukën e bardhë dhe pastat – braktisja e të gjitha produkteve të drithrave të bardha – siç janë shpagetat, sanduiqat – në mënyrë të habitshme do t’ju dobësojnë sepse edhe përmbajtësit më të thjeshtë të tyre shkaktojnë fryrje, sidomos rreth barkut. Në këtë mënyrë, sanduiqi i pulës kalon në sallatë e pulës, dhe qipsat kalojnë në karrota.

 

  1. Bëni ushtrime kardio së paku 30minuta – çdo ushtrim i cila shkakton rritje të rrahjeve të zemrës, djeg kalori. Fokusohu në këto tre ushtrime: biçikleta, vrapim, kikboks.

 

 

  1. Flini 30 minuta më shumë gjatë natës – gjysmë ore shtesë e gjumi, pa marrur parasysh a fleni 5orë apo 8orë, ju freskojnë mjaft sa të mund të bëni zgjidhje më të mira të ushqimit, dhe nuk ju bëjnë të përgjumur dhe tu largoheni ushtrimeve.

 

  1. Bëni një sakrificë ushqimore – sakrifikimi i një satisfakcioni – siq është qipsi apo ëmbëlsira që e han pas darke – mund ti largojë disa qindra kalori nga trupi juaj.

 

 

  1. Hani Salmon për drekë – përbman vlera ushqyese që ndërtojnë muskuj dhe e bëjnë lëkurën më të shëndetshme.

 

  1. Rrini drejt – mbajta e boshtit kurrizor dhe e shpatullave drejtë, ngrehja përmbrenda e barkut, ju bëjnë më efektiv në ecje dhe në bërjen e ushtrimeve, gjë që ndihmon në humbjen e peshës.

 

 

  1. Pini kafe një orë pra ushtrimeve – siç ua bën mëngjesin më produktiv, një gotë kafe para ushtrimeve me pak qumësht (rreth 11kalori) apo kafe e zezë (vetëm 5 kalori) do të ju ndezin për ushtrime.

 

  1. Bëni ulje dhe ngritje – Bodibilderët e përdorin këtë teknikë para garave pasiqë këto ushtrime e definojnë muskulin.

 

 

  1. Bëhuni aktiv – gjatë qëndrimit në shtëpi bëhuni aktiv në qdo aspekt, kryeni punët e shtëpisë, bëni blerjet për shtëpi, poashtu shtoni aktivitetet gjatë orarit të punës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjete-menyra-per-te-humbur-2-kg-ne-jave-pa-u-munduar-fare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala