10 mënyra për të bërë para

Autori:Avdyl Pajaziti

Këtu janë dhjetë mënyra për të bërë para online në mënyrë inspiruese, edukuese, dhe në të njejtën kohë dëfryese. Mënyra nga të cilat jo vetëm se fiton shuma të mëdha parash, por githashtu do të ndihesh ‘superhero’ nga email-at të cilat i merr nga konsumatorët e tu të cilët do të të tregojnëe se si u ke ndryshuar jetën.

Këtu janë 10 mënyrat për të bërë para online:

  1. Mësimi dhe Trajnimi Kjo është mënyra që mëse të gjitha Universitetet botërore e shfrytëzojnë për të bërë para, që erdhi si rrjedhojë i suksesit që u tregua nga Universitet i Feniksit (University of Phoenix), e cila e hapi rrugën për mësime online. Është e lehtë tani si kurr më parë për kompanitë dhe ndërmarrësit që ti lansojnë shkollat e tyre online, si shembull mund të mirret shkolla online B-School.
  2. Ofrimi i Shërbimeve Ofrimi i shërbimeve mund të jetë mënyra më e lehtë nga e cila mund të të mos duhet para për të investuar në të. Ka mënyra të shumta të ofrimit të shërbimeve, vetëm se duhet që ta zbulosh se ku ke talent dhe mënyrën se si do tu ofrosh shërbime të tjerëve.
  3. Krijimi dhe Shitja e Produkteve Në qoftë se ke mjeshtëri në çfarëdo, dhe të mund ta realizozsh atë në libër, kurs, program softuerik, audi program, DVD, etj. Atëherë ka një mënyra lehtë nga e cila ke për ta realizuar shitjen e cila është përmes seminareve të mbajtura online.
  4. Faqet e internetit me antarësim dhe Programet Vazhduese Shembulli më i mirë për ilustrimin e kësaj mënyre është Ramit Sethi. Ai ka një program vazhdues të mahnitshëm të quajtur Ramit’s Brain Trust (besimi i plotë në Ramit-in), dhe çdo muaj ai i furnizon antarët e tij me këshilla të dobishme dhe specifike në komunitetin e tij pasionant. Antarët e tij paguajnë antarësim mujor në mënyrë që të mund të kenë qasje në përfitimin nga këshillat e tij.
  5. Marketing Lidhës Më këtë mënyrë nënkuptohet krijimi i një website me anë të të cilës bëhet lidhja e produkteve nga firma kryesore në ëebsite-n tënd. Përmes website-it tënd bëhet blerja dhe nga kjo mënyrë ti përfiton para për ofrimin e shërbimeve të kompanisë kryesore.
  6. Shitja e Reklamave Shembulli ilustrues mund të mirret Derek Halpern, me krijimin e tij të Social Trigger, në të cilën ai ka pasur miliona vizitor në qdo muaj. Shembull tjetër është Tina Su me ThinkSimpleNow.com, e cila bën një punë të shkëlqyeshme me shpërndarjen e këshillave personale që ndihmojnë komunitetit.
  7. Shitja e sponzorizimeve për Përmbajtje të Markës John Lee Dumas, fiton mëse 50mijë$ në muaj duke shitur sponzorizime me anë të audio-ve të inqizuara nga ana e tij.
  8. Event-e Krijimi dhe promovimi i eventeve, qoftë ajo online apo offline mund të jetë profitabile. Michael Stelzner e bën këtë në mënyrë online si dhe në atë offline. Në eventet e tij personale marrin pjesë mijëra persona, dhe e gjitha filloi nga një ‘blog’ i tij.
  9. Organizatorë dhe Trajnues Me këtë mënyrë nënkuptohet kshillimi dhe trajnimi i njerëzve për të pasur një jetë sa më të mirë. Është mënyrë e leverdishme, pasiqë kush nuk do të kishte dëshirë të mësonte se si të jetontë më mirë…?
  10. Kreativiteti Nga kjo mënyrë më së miri ka përfituar Jason Sadler. Ai posedon website-n iwearyourshirt.com. Ai ka krijuar një sfond të antarëve dhe nga e cila reklamon maica të ndryshme, dhe paguhet me leverdi nga kompanitë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjete-menyra-per-te-bere-para/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala