Dhjetë ligje qesharake

Autori:Zekirja Shabani

Dailymail i Anglisë ka bërë publike dhjetë ligjet më absurde dhe qesharake që gjinden në kushtetutat e vendeve të ndryshme.

  1. Në Australi, vetëm një elektricisti të kualifikuar i lejohet të ndërroj poçin elektrik – vendi i dytë me popullsi më të madhe në Australi, Victoria, ka një ligj qesharak i cili thotë se vetëm një elektricisti të kualifikuar i lejohet të ndërroj poçin elektrik, përndryshe do të dënohet me 10 dollarë Australian, që ne euro i bie mbi 7 euro.
  2. Në Milano kërkohet nga qytetarët që të jenë të buzëqeshur gjatë gjithë kohës, apo do të gjobiten – Në Milano të Italisë është kërkesë ligjore për qytetarët që të jenë të buzëqeshur gjatë gjithë kohës, përpos në funerale apo vizitave në spital. ‘Fytyrëmërrolanat’ do të gjobiten.
  3. Në Florida, është ilegale që të lirosh gaz në vend publik pas orës 6 – në 5:59 të pasdites të lejohet të lirosh gazrat, mirëpo në qoftë se ke nevojë fiziologjike pas orës 6 është më mirë që të shkosh në shtëpi.
  4. Në Angli, është ilegale që të vdesësh në Parlament – Kjo ishte votuar si ligji më absurd në Angli në vitin 2007.
  5. Në Danimarkë nuk është ilegale tentimi për arratisje nga burgu.
  6. Në Kanadë, sipas ligjit, njëra prej 5 këngëve të luajtur në radio duhet të jetë e kënduar nga një Kanadez – lajm i mirë për fansat e Justin Bieber, por jo për të tjerët.
  7. Është ilegale të jesh i trashë në Japoni – vendi i cili na ka sjellur ‘sumo-t’, e ka ndaluar që të jesh i trashë.
  8. Të lëshosh ujin e ‘nevojtores’ pas orës 10 të pasdites është ilegale në Zvicërr – këtë ligj e ka miratuar qeveria me pretekstin se konsiderohet ndotje.
  9. Në Chicago është ilegale të hash në një vend që është duke u djegur – pa marrur parasysh sesa e shijshme mund të jetë një picë, në qoftë se restauranti është në zjarr, më mirë të ikësh.
  10. Në Samoa konsiderohet krim ta harrosh ditëlindjen e gruas.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjete-ligje-qesharake/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala