Dhjetë librat që duhen lexuar nga çdo ekonomist

Studentat të cilët studiojnë shkencën e ekonomisë, dhe janë të interesuar të dijnë çfarë të lexojnë, këtu janë dhjetë librat më me nam të ekonomisë, e përzgjedhur nga listmuse.
Disa prej këtyre librave janë edhe të përkthyera në gjuhën shqipe.
- The Wealth of Nations (Pasuria e Kombeve), nga Adam Smith – është argumenti i parë shkencorë rreth themeleve të ekonomisë politike, është pikë referimi për pasuesit e mendimit ekonomik.
- Capital (Kapitali), nga Karl Marx –një libër i cili të ndihmon të kuptosh kapitalizmin, shoqërinë borgjeze dhe konfliktin e klasave ekonomike.
- The General Theory of Employment, Interest and Money (Teoria gjenerale e punësimit, interesit dhe parasë), nga John Maynard Keynes – konsiderohet si vepra më e madhe e autorit në fjalë, cilësohet për krijimin e terminologjisë të makroekonomisë moderne. Konsiderohet libër revolucionar, siç njihet ndër ekonomistët si “Revolucioni Kejnsian”.
- The Great Transformation: The Political and Economic Origins of Our Time (Transformimi i madh: Origjina e politikës dhe ekonomisë në kohët tona), nga Karl Polanyi – në këtë klasik të historisë dhe mendimit shoqëror të ekonomisë, autori analizon ndryshimet ekonomike dhe shoqërore të cilat u sollën nga “transformimi i madh” i revolucionit industrial.
- Globalization and Its Discontents (Globalizimi dhe pakënaqësitë e saj), nga Joseph Stiglitz – Ky libër i fuqishëm dhe revolucionar, na jep një përshkrim të shkurtër mrapa dyerve të mbyllura të institucioneve financiare, i shkruar nga autori që ka fituar çmimin nobel për Ekonomi.
- Capitalism, Socialism, and Deomcracy (Kapitalizmi, Socializmi dhe Demokracia), nga Joseph A. Schumpeter – në këtë libër Schumpeter na ka njoftuar me konceptin e “shkatërrimit kreativ”, e cila ndryshoi përgjithmonë se si ekonomia globale perceptohet.
- The Conquest of Bread (Pushtimi i Bukës), nga Peter Kropotkin – është libri që na jep një përshkrim të detajuar se si duket shoqëria ideale.
- Economics and Ëorld History: Myths and Paradoxes (Ekonomiksi dhe Historia Botërore: Mitet dhe Paradokset), nga Paul Bairoch – autori në këtë libër shpjegon njëzet mitet më të shquara rreth historisë së ekonomisë.
- The Aufflent Society (Shoqëria e Pasur), nga Kenneth Galbraith – me anë të zakonit, elkouencës, dhe humorit, ekonomisti i Harvard, hyn në zemrën e asaj se çfarë nënkupton siguria ekonomike.
- Individualism and Economic Order (Individualizmi dhe rendi Ekonomik), nga Friedrich Hayek – në këtë koleksion të shkrimeve, laureati për çmimin nobel Friedrich Hayek, diskuton temat nga një aspekt i moralit filozofik rreth tregut të lirë kundër ekonomisë socialiste.