Dhjetë gjëra që njerëzit e mençur nuk i thonë!

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë disa gjëra që thjesht nuk duhet kurr ti thuash në punë.

Këto fraza përmbajnë në vete forcë të veçantë: ato kanë një aftësi të çuditshme për të bërë të dukesh keq edhe nëse fjalët janë të vërteta.

Më e keqja e kësaj është se po i the, nuk mund ti kthesh prapa.

Nuk bëhet fjalë për rrëshqitje të gjuhës…

Sa prej këtyre fjalëve “karrierë shkatërruese” ke dëgjuar në zyrën tënde.

  • ‘Kjo është rruga në të cilën gjithmonë është bërë puna’ – ndryshmet teknologjike po ndodhin aq shpejtë saqë edhe një proces gjashtë mujor konsiderohet “skadim date”. Duke thënë se kjo është mënyrë që gjithmonë është bërë puna, të bën të dukesh jo vetëm përtac dhe rezistent në ndryshim, por e vë shefin tënd në mëdyshje se pse nuk ke provuar të improvosh gjëra të reja!

 

  • ‘Nuk ka problem’ – Kur dikush të kërkon që të bësh diçka apo të falënderon për një nder që i ke bërë, dhe ti ua kthen me ‘Nuk ka problem’, ti në një lloj mënyrë po thua që kërkesa e tyre duhej të ishte problem. Kjo i bën njerëzit të ndjehen se janë imponuar tek ti me kërkesën e tyre.

Por, çfarë duhet të bësh ti është që ti bësh ata të ndihen se ti je i kënaqur që po u kryen shërbim atyre. Thuaj diçka të tillë, “Ishte kënaqësi”.

 

  • ‘Mendoj …/Kjo mund të jetë një ide çmendur.’ – Këto fraza të gërryejnë kredibilitetin. Edhe në qoftë se i përcjellë këto fraza me ndonjë ide fantastike, tregon mungesë vetëbesimi, e cila shkakton që të humbet besimi në ty tek njerëzit që punon me ta.

Në qoftë se nuk beson në atë që e thua, nuk kanë për të besuar as të tjerët. Dhe, në qoftë se nuk ke asgjë për të thënë, thuaj, “Tani për tani nuk kam informacione për këtë gjë, por do ti gjej’.

 

  • ‘Kjo do të ti marrë vetëm një minutë’ – Duke thënë se një gjë e caktuar të merr kohë vetëm 1 minutë vë në pikëpyetje aftësitë tua dhe jep përshtypje se ti ngutesh në kryerjen e punës. Në qoftë se me të vërtetë kjo punë nuk kryhet për 60sekonda, atëherë përgjigju me ‘nuk do të marrë shumë kohë’.

 

  • ‘Do të provoj’ – Njejtë sikur fjala ‘mendoj’, kjo jep përshtypje se ke mungesë vetëbesimi në kryerjen e punës që të caktohet. Bëhu menaxher i aftësitë tua. Në qoftë se të kërkohet të bësh diçka, kryeje atë ose propozo një alternativë të saj, por mos thuaj se ‘ do të provoj’, sepse lë të kuptohet që nuk do të provosh edhe aq fortë.

 

  • ‘Ai është përtac/inkompetent/një matrapaz.’ – Nuk ka ndonjë gjë të mirë që të ofendosh kolegun tënd të punës. Në qoftë se komenti yt është korrekt, të gjithë tashmë e dinë, pra nuk ka nevojë që të riceket. Në qoftë se komenti i juaj është i pasaktë, ti je ai që do të dukesh si matrapaz.

 

  • ‘Kjo nuk thuhet në përshkrimin e punës’ – Kjo shprehje sarkastike të bën që të dukesh se je në gjendje të japësh vetëm minimumin, dhe je në vend të punës vetëm për pagë.
    Në qoftë se shefi i juaj të kërkon që të bësh një punë e cila nuk të përket ty, më e mira është që ta bësh atë sa më mirë që mundesh.

 

  • ‘Nuk është faji im’ – Asnjëherë nuk është e mirë të hedhësh faj. Bëhu i përgjegjshëm. Në qoftë se ke ndonjë rol – pa marrë parasysh sa të vogël – në çfarëdo që ka shkuar keq, merre përsipër. Në qoftë se jo, sqarohu dhe shpjego se çfarë ka ndodhur. Jep fakte, dhe lejo që shefi dhe kolegët të marrin vendim.

 

  • ‘Nuk mundem’ – Njerëzit nuk dëshirojnë të dëgjojnë ‘Nuk mundem’, sepse lë të kuptohet se nuk do. Thënë se nuk mundesh jep mendim se nuk je në gjendje të bësh për ta kryer punën që të caktohet.

 

  • ‘E urrej këtë punë’ – Gjëja e fundit që dikush dëshiron të dëgjojë në punë është të ankohesh se sa e urren punën. Duke e bërë këtë gjë, etiketohesh si njeri negativ dhe të bije morali në grup./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjete-gjera-qe-njerezit-e-mencur-nuk-i-thone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala