Dhjetë futbollistët më të pasur

Autori:Avdyl Pajaziti

  1. Thierry Henry ( 57 milionë €)

 

Karriera mbresëlënëse e Thierry Henry e ka bërë atë njërin prej futbollistëve të cilët e kanë fituar Kupën Botërore, Ligën e Kampionëve, Premier Ligën dhe La Ligën.

Por kariera e këtij futbollisti nuk është vetëm në fushë. Ai poashtu reklamon produkte për firmat e njohura si Nike, Renault dhe Gillette.

Henry kaloi nga Arsenal-i në Barcelonë për 20milion€, duke nënshkruar një kontratë 4vjeçare e cila i siguronte 5.6milion€ për sezonë.

 

Henry promovon për Red Bull, dhe ka investime në bursë. Pronat e tij përfshijnë një shtëpi 6.8milon€ dhe një banesë luksoze në New York që kushton 11.1milion€.

 

  1. Gianluigi Buffon (63 milionë € )

Portjeri i mirënjohur Italian dhe njëherësh kapitani i kombëtares Italiane Gianluigi
Buffon, u bë pjesë e ekipit Juventus në vitin 2001, kur kaloi nga Parma për
50milion€. Portjeri i mirënjohur poashtu ka bërë investime për portoflion e tij
duke blerë 54% të fabrikës Zucchi. Ai nga Juventus përfiton 4.5milion€ për çdo
vit.

  1. Zlatan Ibrahimovic (69 milionë € )

Motori i golave Zlatan Ibrahimovic, posedon 500 hektarë tokë gjuetie dhe u bë
futbollisti i parë i cili lansoi autobiografinë e tij. Edhe pse ka pasur disa kontrata
të prishura Ibrahimovic mbete lojtari më i paguar falë transfereve të tij që në
total arrijnë shumën 169milion€. Duke ia shtuar kësaj edhe pagesën vjetore prej
15milion€ të cilat ai i merr nga PSG. Përpos shtëpisë së tij në Francë, ai
gjithashtu posedon prona në Milano, Neë York, Stokolm, Malmo dhe vend turistik
skijimi në Suedi.

  1. Ronaldinho ( 78 milionë €)

Ronaldinho ka filluar të përfitojë shuma të majme që nga koha kur e fitoi Kupën
Botërore të vitit 2002.

Jeta e tij morri një kahje tjetër kur ai kaloi në Barcelonë nga PSG për 30milion€,
që rezultoi me fitimin e Topit të Artë.
Ai iu bashkangjit ekipit të Milanos për 22milion€ me kontratë tri vjeçarë nga e cila
paguej 6.2milion€ për vit, si dhe duke përfituar bonuse sezonale me vlerë rreth
1.1milion€. Pas kalimit në Flamengo ai u shpall lojtari më i mirë i Amerikës
Jugore, duke e rinovuar kontratën më përfitime prej 2.7milion€. Ai ende reklamon
produkte për Nike, si dhe posedon prona në Greqi, Barcelonë, Lake como dhe
Florida.

  1. Neymar ( 80 milonë €)

Si lojtar i cili luante në ligën Braziliane, Neymar nuk kishte edhe aq përfitime të
mëdha. Mirpo një rrjet i sponzorizimeve të Nike, Panasonic, Red Bull etj., rritën të
ardhurat e tij për 20milion€, që i bie 16.4milion€ në vit.

Ai iu bashkangjit ekipit të Barcelonës në moshën 22vjeçarë për 86.2milion€.
Neymar posedon një sërë pronash në Sao Paulo dhe një Jaht me vlerë
5milion€.

 

  1. Kaka ( 82 milionë €)

Edhe pse një kohë të gjatë kaloi në lëndime të shumta, lotari brazilian Kaka,
vazhdon të mbetet njëri prej lojtarëve më të pasur botëror. Përderisa ishte
pjesë e ekipit Madridas, ai paguhej 9milion€ për vit, plus bonuset. Por ai mbetet
një figurë marketingu nga e cila siguron të ardhura të shumta. Ai është fytyrë
reklamuese për Adidas, EA Sports dhe Sony.

Ai posedon disa apartamente luksoze në Manhattan, Neë York, dhe disa të tjëra
në Natal, Madrid dhe Milano.

  1. Wayne Rooney (84 milionë € )

Ëayne Rooney ka kontraktuar me Manchester United marrëveshjen më të madhe
ka njohur ndonjëherë historia e futbollit anglez, me vlerë rreth 365,000€ pagesë
javore. Përpos përfitimeve në fushat e blerta, ai poashtu së bashku me Cristiano
Ronaldo-n dhe Lionel Messi-n, janë pjesë e reklamave për Coca-Cola. Ai poashtu
merr pjesë në kapmanja për Samsung dhe Nike, nga e cila përfiton 4milion€
në vit. Ai ka një marrëveshje për shkrimin e një libre me Harper Collins me të cilin
ai ka përfituar 5milion€.

  1. Samuel Eto’o (85 mlionë €)

Ekipi rus Anzhi Makhachkala me superofertën të cilën ia bëri Samuel Eto’o-së, e
bëri atë njërin prej lojtariëve më të pasur që ka ekzistuar. Nga kontrata me Anzhin
ai paguhej 20milion€ në vit. Ai tashmëështë lojtar i Chelsea-s nga e cila paguhet
5milion€ në vit. Ai posedon një kontratë njëvjeçare me Puma-n, për reklamimin
e produkteve të tyre nga e cila paguet 5milion€. Ai është dashamirës i veturave
dhe ka vetura si: Bughatti, Veyron, dy Aston Martin dhe një Maybach Xenatec.

  1. Lionel Messi (146 milionë €)

Messi, posedon një marrëveshje të gjatë me adidas-in, me vlerë prej 2milion€, për
vit, nga e cila ai u bë atleti i dytë pas David Beckham të cilit iu dha brendi nga
adidas për veshje sportive. Së bashku me superyllin e basketbollit Kobe Bryant, ka
kontratë me Turkish Airlines, ai gjithashtuështë në ballinë të videolojës FIFA, dhe
lojrave të tjera nga EA Sports, poashtu ka kontratë me Samsung dhe me Getorade.
Ai ka disa prona në vendlindjen e tij në Rosari të Argjentinës, gjithashtu një shtëpi
të madhe e luksoze në Barcelonë. Ai vozit një Ferrari F430 dhe gjithashtu një Audi
R8.

  1. Cristiano Ronaldo (148 milionë €)

 

Kristiano është fituesi i Topit të Artë, dhe në Shtator të vitit 2014 ai rinovoi me skuadrën e tij Real Madrid me shumë prej 105milion€.
Ai ka kontratë me firmën Nike nga e cila përfiton 5milion€ në vit. Ai poashtu ka kontrata me firma të ndryshme si: Armani, Castrol Edge, Jacob & Co, Herbalife, Banco Esposito Santo dhe KFC.

Në vitin 2013, ai lansoi të mbrendshmet e tij CR7, si dhe ka hapur muzeun e tij personal.

Ai ka prona në Madrid, Lisbonë dhe Madeira, ai është i njohur për dashurinë ndaj veturave sportive. Përkrah koleksioneve të tij të veturave, ai posedon Lamborghini Aventador dhe Bugatti Veyron.

 

 

 

 

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjete-futbollistet-me-te-pasur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala