Dhjetë filmat më të mirë të të gjitha kohërave

Autori:Zekirja Shabani

Filmat janë zgjedhur sipas suksesit të tyre, duke përfshirë çmimet e fituara, nominimet, popullaritetin dhe aspektet tjera filmike.

  1. The Godfather (1972) – ka fituar 3 çmime Oskar dhe 6 Golden Globes, ndërsa ishte e nominuar për 11 çmime Oskar, 4 çmime BAFTA dëhe 8 Golden Globe.
  2. The Shawshank Redemption (1994) – është film që nuk ka fituar asnjë çmiom, mirëpo ka fituar shumë zemra të dashamirësve të filmit. Ishte e nominuar për 7 çmime Oscar dhe 2 Golden Globe.
  3. Schindler’s List (1993) – ka të fituara 16 çmime kinematografike – 7 Oscar, 6 BAFTA, 3 Golden Globe – ndërsa ka 30 nominime, 12 për Oscar, 12 për BAFTA dhe 6 për Golden Globe.
  4. Raging bull (1980) – filmi me protagonistin Robert De Niro, ka fituar 2 çmime Oscar, 2 BAFTA, 1 Golden Globe. Ndërsa, është nominuar për 8 çmime Oscar, 4 BAFTA, dhe 1 Golden Globe.
  5. Casablanca (1942) – ka të fituara vetëm 3 çmime Oscar dhe 8 nominime të saj, sepse çmimet BAFTA dhe Golden Globe nuk ishin të themeluara asokohe.
  6. One Flew Over the Cuckoo’s Nest (1975) – është film që ka fituar 5 çmime Oscar, dhe është nominuar për 9 të tillë. Ka të fituara 6 BAFTA, dhe 9 nominime. Ndërsa ka fituar 6 Golden Globe dhe ka pasur 6 nominime.
  7. Gone with the Wind (1939) – është filmi i nominuar për 13 çmime Oscar, ndërsa i ka rrëmbyer 8 prej tyre.
  8. Citizen Kane (1941) – ka fituar vetëm një çmim Oscar dhe ka pasur 9 nominime, si dhe poashtu ka fituar një çmim në Academy Aëard.
  9. The wizard of Oz (1939) – Besoj se baballarët tanë e mbajnë mend këtë film mbresëlënës i cili ka fituar 2 çmime Oscar dhe është nominuar për 6.
  10. Titanic (1997) – filmi që i ka bërë të qajë shumë e shumë persona, i ka të fituara gjithsej 15 çmime kinematografike, 11 Oscar dhe 4 Golden Globes, ndërsa është i nominuar për 14 Oscar dhe 8 Golden Globe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjete-filmat-me-te-mire-te-te-gjitha-koherave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala