Dhjetë fabrikat e qokolatës më të mira në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Dhjetë fabrikat e qokolatës më të mira në botë

 

 

Secila fabrikw e qokolatave në listën tonë prodhon qokollatë e cila të shkrihet në gojë. Shija e tyre, qoftw ajo edhe njw copëz e vetme e qokollatës, bonbon i mbushur me krem apo kek me arra dhe bajame, frut i zhytyr në qokollatë, krem karamel apo ndonjë produkt tjetwr, shija e tyre mbetet e paharruar. Nuk do të pendoheni po i shijuat këto qokollata.

  1. Teuscher (Cyrih, Zvicër)

qokolata2

Tradita e qokollatave Teuscher ka filluar më shumë se 70 vjet më parë në një vend të vogël në Alpet e Zvicrës. Dolf Teuscher hulumtoi nwpwr botë për të gjetur kakaon më të mirë, marcepan-in, frutet, arrat, dhe përbërësit e tjerë me të cilat do të krijonte ëmbëlsirën e tij. Pas disa vjetwsh eksperimentimi, ai me mjeshtëri i perziu këto përbërës në recetën e tij tanimw të famshme. Tani Tuescher prodhon mëse 100 lloje te ndryshme të qokollatave.

 

  1. Vosges Haus-Chocolat (Çikago, Illinois, SHBA)

cokolata

Pronari dhe qokolatierja Katrina Markoff zgjedh qdo erëz, lule, dhe qokollatë e cila fluturon në kuzhinën e Vosges për tu transforuar në qokollata të shijshme. Ajo e mësoi artin e krijimit të ëbmëlsirave Franceze në Le Cordon Bleu në Paris. Më tëj u inspirua nga stazhi i saj i punës si nxënëse në firmat globale. Ekstrate të rralla të erëzave dhe luleve janë të kombinuara dhe të zhytyra në krem dhe qokollatë të cilësisë së lartë, siç janë vanilla Meksikane dhe dulche de leche Argjentinase.

  1. Fabrika e Qokollatës Scharffen Berger (Berklli, Kaliforni, SHBA)

 

E specializuar në qokollatë të zezë, Fabrika e qokollatës Scharffen Berger është cilësi e lartë e prodhimit të qokollatës. Ajo personalisht e ekzekuton qdo hap të prodhimit, nga kokrra në qokollatë. Kjo qokollatë jep një shije si asnjë tjetër. Qokollatë-bërësit së pari gjejnë kakaon më të mirë të mundshme, dhe me kujdes e shijojnë dhe i blujanë kokrrat nga origjina të ndryshme për te krijuar një profil unik të shijes.

 

  1. Jacues Torres Chocolate (Nju Jork, Nju Jork, SHBA)

 

Kur e vendos hapin e parë në dyqanet e Jacuqes Torres Chocolate, ndihesh se je futur në një dyqan të vogël të specialiteteve Evropiane. Shumë prej konsumatorëve e krahasojnë atë me filmin Chocolat. Jacques është e specializuar në krijimin e qokollatave të freskëta dhe të bëra nga dora e njeriut. Hani ato aty, ku tavolinat e kafesë të inkurajojnë që të ulesh, të pish qokollatë të nxehtë, ta shijosh një pain au chocolat të pjekur – apo ti marrësh me vete në shtëpi. Vizitorët mund ti shohin përmes një dritareje të madhe se si pregaditen qokollatat.

 

  1. Norman Love Confections (Ft. Myers, Florida, SHBA)

 

 

“Qokollata është pasioni im,” thotë Norman Love, i cili ëndërronte bërjen e qokollatës e cila është sa e shihshme po aq e bukur. Love dhe partneri i tij kanë specializuar një teknikë në të cilët dizajnet me ngjyra për qdo copëz qokollate janë të ngjyrosura nga dora e njeriut, të cilat janë të mbushura me fill të qokollatës më të mirë Belge, Franceze dhe Zvicrane.

 

  1. Valrhona (Francë)

 

 

Valrhona krijon gustator të jashtëzakonshëm që nga 1922, me kokrra kakao të marruar direkt nga plantacionet e klasit të lartë të Amerikës Jugore, Karaibeve, dhe regjioneve Pacifike. Qokollata, e bërë në stil Francez, vie në copëza të shumëllojshme.

 

  1. Godiva Chocolatier (Bruksel, Belgjikë dhe anembanë botës)

 

Fillimi i qokollatave Godiva daton qysh nga vitet e 1922, si shtëpi punuese e qokollatave dhe ëmbëlsirave e cila operohej nga familja e Darps në Bruksel, Belgjikë. Kekët e tyre me arra dhe bajame të mbushura me qokollatë, shiten në dyqane të mëdha dhe të njohura.

 

  1. Richard Donnelly Fine Chocolates (Santa Kruz, Kaliforni, SHBA)

 

 

Këto qokollata janë të pazakonshme, më e pakta që mund të thuhet. Richard Donnelly dëshiron ta tregojë eksperiencën e tij me qokollata duke kombinuar shijet e pasura – ai përdorë qokollatë Belge dhe Franceze – me përbërës si livando, Qipotle (përberës djegës që kultivohet në Meksikë), shafran, kardamom, si dhe çaj Gri. Një inovacion i tillë e bëri Richard Donnelly fitues të çmimit Mjeshtri më i mirë, në festivalin prestigjoz “Euro Festivalin e Qokollatës” në Perugja të Italisë.

 

  1. Richart (Paris, Francë)

 

 

 

E përbetuar për kualitet, prodhuesi Francez i qokollatës Richart garanton qokollatat më të rafinuara nga përbërësit më të rafinuar. Recetat Richart, të krijuara dhe provuara nga familja Richart, kanë fituar çmimin më prestigjioz si pastiçierët më të mirë Francez – Ruban Bleu – shtatë herë.

 

  1. Puccini Bomboni (Amsterdam, Holandë)

 

 

Do tu duhej ta vizitoni Amsterdamin për të mundur ti shijoni një ndër qokollatat më të mira Holandeze. Pronarët e Puccini Bomboni, një restaurant dhe kafe e këndshme, bëjnë qokollatat me dorën e tyre në premisat e tyre por jo për dërgesë. Kombinimet ekzotike dhe erëzat, të pregaditura nga përbërësit më të freskët, janë një specialitet. Edhe pse janë të zakonshme, mirëpo kualiteti është i hatashëm.

 

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhjete-fabrikat-e-qokolates-me-te-mira-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala