E dhimbshme: Të sapomartuarit aksidentohen për vdekje gjatë festës së Pashkëve (Foto)

Dy të sapomartuarit, Margaret-Ann Rous dhe burri i saj Davidi gjatë ditës së djeshmë po fluturonin me aeroplanin e tyre privat për në qytetin e Tiree-t të Skotlandës që t’i vizitonin nënën dhe vëllaun e tyre për festën e Pashkëve.
Ndërkohë, trupat e tyre u gjetën pa shenja jete në të mbeturat e aeroplanit, pasi që aeroplani kishte humbur sinjalin me qendrën kontrolluese të trafikut ajror, transmeton Indeksonline.
Mësohet se çifiti ishin martuar Qershorin e kaluar, dhe po planifikonin të krijojnë familje së shpejti.
Shokët dhe familja e tyre u kushtoi disa çaste përkujtimi dhe thanë se ata bënin një çift të mahnitshëm.