Dhëndri i Hashim Thaçit, veteran

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioni për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Veteranit, ka shpallur veteranë persona që s’kanë qenë aktivë në UÇK, në mesin e tyre edhe dhëndrin e kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, ndërkohë që invalidë të luftës janë shpallur ata që kanë qenë invalidë qysh para fillimit të luftës. Për këtë arsye ish-luftëtarët që kanë mbetur jashtë listave kanë paralajmëruar rebelim.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”, Naser Shatri, ish-komandat i Policisë Ushtarake në kuadër të brigadës 133 “Adrian Krasniqi”. Ai madje ka bërë akuza të rënda duke thënë se “për t’u futur në këto lista, janë dhënë para dhe vetura”. Kështu që Shatri ka paralajmëruar rebelim të rreth 70 – 80 veta që kanë qenë pjesëtarë të Policisë Ushtarake në Brigadën “Adrian Krasniqi”.

Madje, ai thotë se në listën e veteranëve është një numër i madh që kanë lëshuar Kosovën më 12 prill 1999. “Kanë marrë statusin e veteranit njerëz që kanë qenë të njëjtë me këta që kanë mbetur jashtë listës

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhendri-i-hashim-thacit-veteran/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala