Devollët zbarkojnë në Grand (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompania milionere e vëllezërve Shkelqim e Blerim Devolli ka zbarkuar edhe mbi ikonën e dikurshme të Prishtinës, Hotelin Grand.

Devollët, tani e disa muaj në objektet e Holetlit Grand kanë hapur kafe dhe një dyqan për shitje të dyshekëve, shkruan Gazeta Fjala.

Kafeneja “Princ Coffee Shop” dhe dyqani “Comodita” në Holelin Granda janë futur me qira përmes Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila edhe aktualisht menaxhon me këtë hotel.

Por, ende nuk dihet mënyra se si Devollët kanë marrë këto lokale në shfrytëzim dhe cila është qerja që ata paguajnë.

Sekret tërë ketë proces është duke e mbajtur edhe vetë AKP, e cila as pas disa javë pritje nuk i ka kthyer asnjë përgjigje  Gazetës Fjala.

Para Hotelit Grand qenrojnë kohë pas kohe edhe disa vetura që reklamojnë miellin “Finisa” që gjithashtu prodhohet nga kompania Devolli./Gazeta Fjala/.

11

111

22

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/devollet-zbarkojne-ne-grand-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala