Deutschlandfunk: “Kosova po i afrohet BE-së”

Autori:Avdyl Pajaziti

“Miratimi i Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian”.

Kosova ende nuk ka përmbushur kriteret e BE-së për heqjen e vizave. Kështu citohet të ketë thënë për radion Deutschlandfunk, shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar. Ai në fakt është shumë pak optimist për mundësinë e heqjes së vizave për kosovarët këtë vit. Në anën tjetër në artikullin e gazetarit të Radios nacionale gjermane

Deutschlandfunk, Tomas Otto kushtuar Kosovës, thuhet se “Miratimi i Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Debati politik aktual në Gjermani për vendosjen e Kosovës në radhën e vendeve të sigurta, gjë që do të mundësonte kthimin e shpejtë të azilkërkuesve në Kosovë, do të shpejtonte procesin për heqjen e vizave për Kosovën, thuhet në artikull, ndërsa theksohet se “miratimi i Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Radioja kombëtare gjermane Deutschlandfunk, në artikullin e përmendur citon presidenten Jahjaga të ketë thënë se “anëtarësimi i Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare nuk ka alternativë”

Kosova ende nuk ka përmbushur kriteret e BE-së për heqjen e vizave, citohet të ketë thënë shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar, i cili është pak optimist për mundësinë e heqjes së vizave për kosovarët këtë vit:

“Ende nuk është koha e përshtatshme për heqjen e vizave, jo vetëm për shkak të valës së refugjatëve nga Mesdheu por edhe për shkak të përvojës së keqe që vendet e BE-së kanë me liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit. Shumë njerëz kanë keqpërdorur vizat për të kërkuar azil në vendet e BE-së”, thotë Zhbogar, i cili në anën tjetër thekson se “është shumë e vështirë tu sqarosh kosovarëve përse ata janë të vetmit në Ballkan pa liberalizimi vizash”

Fakti që Kosova ka mbetur vendi i vetëm pa viza në Ballkan, ka ndikuar që tek popullata e Kosovës të bie entuziazmi për BE-në dhe të rritet njëkohësisht zhgënjimi me vendet e Bashkimit Evropian, thotë ministri i brendshëm Skender Hyseni, i cili përkundër tensioneve etnike, thotë se “Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi do të takohen së bashku në Bashkimin Evropian”. Por deri atëherë vendin e presin edhe shumë sfida.

Dhe përkrah reformave që Kosova duhet të përmbush, anëtarësimi i saj në BE varet edhe nga vullneti i secilit vend anëtar i Bashkimit evropian, thuhet në artikullin e radios Deutschlandfunk./rtk/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deutschlandfunk-kosova-po-i-afrohet-be-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala