Deutsche Bank do ti lë 15 mijë persona pa punë

Banka më e madhe gjermane “Deutsche Bank” ka konfirmuar se do të shkurtojë 15,000 vende pune për shkak të 6 miliardë eurove humbje në tremujorin e tretë, raporton BBC.
Nga 15 mijë persona sa do të humbin punën në Bankën Gjermane, 9,000 do të jenë të punësuar me orar të plotë, ndërsa 6,000 të punësuar me gjysmë-orar, transmeton Indeksonline.
Po ashtu, banka gjatë dy viteve të ardhshme planifikon të shes disa biznese që ka në pronësi, veprim që po ashtu do të lë të papunë më se 20,000 të punësuar.
“Nga mesi i vitit 2018 presim që të shohim rezultatet e punës tonë të palodhshme, dhe ndoshta do të bëjmë një pikë kthese pozitive”, ka thënë një nga shefat ekzekutiv të bankës, John Cryan.
Banka Gjermane po ashtu është duke bërë përpjekje që të shkurtojë shpenzimet vjetore për 3.8 miliardë euro, derisa bankat evropiane përballen me rritje të ngadaltë ekonomike si dhe me ligje strikte në tregjet e tyre. /Indeksonline/