Detaje të reja për aksionin në Pejë, Istog dhe Klinë, paralajmërohen arrestime

Autori:A D

Policia e Kosovës ka filluar një aksion bastisjeje në komunat e Pejës, Istogut dhe Klinës.

Gazeta inFokus nga burime brenda prokurorisë mëson se arsyeja e aksionit janë ndërtimet pa leje, përderisa gjatë ditës Prokuroria në Pejë do të mbajë një konferencë ku do të tregojë në detaje për arrestimet dhe arsyet e aksionit.

Aksioni në këto komuna ka filluar para disa minutave ndërsa policia gjendet ende brenda komunave ku cak janë Drejtoritë e Urbanizimit./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/detaje-te-reja-per-aksionin-ne-peje-istog-dhe-kline-paralajmerohen-arrestime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala