Dështuan edhe rugovistët, edhe komandantët

Autori:Zekirja Shabani

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, akuzon qeverisjen aktuale për dështimet e mëdha në zhvillimin ekonomik, në diplomaci dhe në luftën kundër korrupsionit.

Në intervistën dhënë “Zërit”, Pacolli thotë se kanë dështuar të dy konceptet politike, edhe ata që thirren në filozofinë rugoviane, por edhe krahu i luftës me gjithë ata komandantë.

“Dështuan ata që shpallen si rugovistë, por që kanë shkallmuar vijat kryesore të sjelljes së tij politike. Dështuan dhe ata që thirren në meritat e luftës, duke zhbërë praktikisht me korrupsionin dhe paaftësinë e tyre, me mungesën e rezultateve, arsyet pse u sakrifikua gjithë ai gjak”, ka thënë Pacolli, sipas të cilit, gjendja aktuale u konvenon qeveritarëve.

Pacolli, i cili në zgjedhjet e vitit 2014 nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor, thotë se tash e dy vjet është duke punuar me ekspertë për një ofertë të re për qytetarin e Kosovës.

Ai ka thënë se e ka parë me dhembje sesi Kosovës iu shteruan alternativat kryesore qeverisëse. Pikërisht për këtë arsye ka vendosur që së bashku me ekspertët të përsosë ofertën dhe programin e AKR-së për Kosovën.  /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deshtuan-edhe-rugovistet-edhe-komandantet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala