Dështon zgjedhja e Veton Vulës, sërish konkurs për Avokat të Popullit

Autori:Avdyl Pajaziti

As rundi i tretë i votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nuk nxori një fitues. Veton Vula, kandidati i vetëm që kishte mbetur, mori vetëm 49 vota, që nuk ishin të mjaftueshme për ta promovuar në këtë post.

Për t’u bërë Avokat i Popullit, kandidati duhej të fitonte së paku 61 vota, pra një më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Tani duhet të shpallet konkurs i ri për Avokat të Popullit.

Ka disa muaj që Avokatit aktual, Sami Kurteshit, i ka skaduar mandati pesëvjeçar, pa mundësi ligjore rizgjedhjeje, por që ky duhet ta ushtrojë këtë funksion deri në zgjedhjen e Avokatit të ri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deshton-zgjedhja-e-veton-vules-serish-konkurs-per-avokat-te-popullit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala