Dështon Serbia, për Kosovën në UNESCO votohet të hënën

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook ka postuar njoftimin se për Kosovën në UNESCO do të votohet të hënën, më 9 nëntor.

Në këtë postim ai po ashtu thekson dështimin e përpjekjeve të Serbisë që ky votim të shtyhej për datën 13 nëntor, kur shumica e përfaqësuesve të shteteve largohen nga Parisi.

Ky është postimi i plotë i ministrit Thaçi:
“Edhe një fitore e vogël por e rëndësishme procedurale sot në UNESCO. Tentativa serbe që votimi të shtyhet me 13 nëntor, kur edhe shumë shtete e lëshojnë Parisin, nuk pati sukses. Votimi u konfirmua për të hënën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Instagram hoqi nga faqet e tij materialet propaganduese të Serbisë, për shkak të porosive të papranueshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deshton-serbia-per-kosoven-ne-unesco-votohet-te-henen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala