Dështon mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, e cila ishte paraparë të mbahet sot në orën 10:00 ka dështuar si mungesë e kuorumit.

Në këtë mbledhje pritej që të shqyrtoheshin raportet e auditimit të MPMH dhe MPMS me të ftuar ministrat Ferid Agani dhe Arban Abrashi.

Por ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në këtë mbledhje pasi një ditë më parë ka udhëtuar bashkë me kryeministrin Isa Mustafa për në Gjermani.

Përpos Abrashit në mbledhjen e këtij komisioni munguan edhe përfaqësuesit e opozitës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deshton-mbledhja-e-komisionit-per-mbikeqyrjen-e-financave-publike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala