Dështon mbledhja e Komisionit e thirrur nga Veseli

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetutese.
“Disa mungojnë me arsye, disa janë në Beograd e disa kanë shkuar në Mini Max”, ka thënë Veseli.
Mbledhja e radhës e këtij komisioni është caktuar për të hënën, ndërsa afati për përcaktimin e 2 gjyqtarëve është deri më 27 tetor.