Dështon Komisioni për Integrime Evropiane

Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane ka dështuar që të mbahet shkaku i mungesës së kuorumit.
Të pranishëm në komision ishin vetëm anëtarët Teuta Sahatqija, Luljeta Veselaj- Gutaj dhe Sllobodan Petroviq.
Në këtë komision ishte paraparë që të shqyrtohen disa projektligje si ai për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, Shqyrtimi i Projektligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, dhe amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.