Dështon hekurudha Kosovë-Shqipëri

Autori:Avdyl Pajaziti

Shqipëria është përcaktuar që më parë të ndërtojë linjë hekurudhore me Maqedoninë sesa me Kosovën.

Në afat të shkurtër, lidhjen nëpërmjet binarëve me Prishtinën e ka jashtë planeve, shkruan sot Koha Ditore.

Për pasojë, projekti për hekurudhën Kosovë – Shqipëri, i proklamuar prej vitesh, nuk do të zërë vend në diskutimet e Samitit të Vjenës, ku gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 27 gusht për infrastrukturën rrugore që lidh kryeqendrat e rajonit.

Zyrtarët e të dyja shteteve edhe sivjet kanë folur për këtë projekt dhe kanë dhënë zotimet për të bërë përgatitjet e nevojshme, me synimin që për të, të sigurohet mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Deri tash, asnjëra prej qeverive të të dyja vendeve nuk ka bërë studim parafizibiliteti për hekurudhën.

Ministrat e transportit kanë përmendur më herët shumën prej rreth një miliard eurosh, si kosto e hekurudhës dhe patën shprehur besimin se gjysmën e mjeteve do të mund t’i siguronin nga BE-ja. /koha/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deshton-hekurudha-kosove-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala