Dështimi i Speciales trondit marrëdhëniet e Kosovës me SHBA’të dhe BE’në

Autori:Zekirja Shabani

Parlamenti i Kosovës, ka votuar kundër themelimit të Gjykatë Speciale që do t’i gjykonte krimet e luftës në vitin 1999, shkruan e përditshmja amerikane New York Times.

Kuvendi i Kosovës, i ka thënë jo themelimit të një gjykate që do t’i dënonte kryesit e veprave kriminale duke përfshirë edhe vrasjen e qindra civilëve serbë.

Ky vendim i legjislativit kosovar, ka tronditur marrëdhëniet e Kosovës me mbështetësit e saj kryesorë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

2/3 e 120 deputetëve sa ka parlamenti i Kosovës, apo 80 vota, kërkoheshin që amendamentet kushtetuese të aprovoheshin. Vetëm 75 përfaqësues të popullit votuan pro themelimit të dhomave speciale.

Bashkimi Europian ka kryer hetime rreth të akuzuarve për krime lufte të kryera gjatë kohës kur Kosova luftonte për pavarësi nga Serbia, në fund të viteve të 90-ta.

Një raport i 2010’tës nga Këshilli i Europës, ka konstatuar se ish-udhëheqësi rebel, Hashim Thaçi dhe të tjerë në bashkëpunim me të, kanë zhvilluar një rrjet kriminal në vitin 1999, që kishte në shënjestër serbët, romët dhe shqiptarët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deshtimi-i-speciales-trondit-marredheniet-e-kosoves-me-shbate-dhe-bene/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala