“Dëshmitari A”: Milaim Zeka, njeri i ligë dhe i pabesë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës është duke vazhduar seanca kundër gazetarit Milaim Zeka.

Për momentin Zeka është duke u përballur me “Dëshmitarin A”, i cili edhe e ka akuzuar Zekën për incizim të rrejshëm.

“Dëshmitari A” e ka quajtur gazetarin Milaim Zeka njeri të lig, para gjykatës.

Ai ka thënë se Zeka e ka incizuar me telefon bisedën mes tyre në restorant Dibra, para se ai te ishte dëshmitar në rastin Drenica.

Sipas dëshmitarit A, Zeka i ka thënë në besë se nuk është duke incizuar bisedën, dhe për këtë mendon se Zeka është njeri i lig dhe i pabesë, raporton Gazeta Express.

Kjo sipas dëshmitarit A është arsyeja e vetme pse ai e ka quajtur Zekën ashtu.

Dëshmitari A e ka pranuar se nuk ka dëshiruar të jetë dëshmitar në rastin e Zekës, pasi mjaftueshëm e ka ekspozuar veten dhe familjen e tij dhe se nuk dëshironte të merrte pjesë në raste tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deshmitari-a-milaim-zeka-njeri-i-lige-dhe-i-pabese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala