Dëshmi të reja për ngjarjet e Kumanovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Njëri nga qëllimet e grupit të Kumanovës ka qenë vendosja e një njeriu të tyre në pozicionet më të larta të pushtetit ekzekutiv.

Ky skenar, sipas detajeve të pakonfirmuara në Alsat M, ka qenë pjesë e deklaratës së dhënë të njërit prej udhëheqësve të arrestuar para organeve hetuese, Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli. Pa shpjeguar kur dhe si, ai në deklaratën e tij ka thënë se dëshironin të kenë një ministër në qeverinë e ardhshme, që do t’i mbronte interesat e tyre.

Njeriun të cilin e theksoi se ka qenë i angazhuar ta sigurojë, ka qenë i punësuari në Agjencinë e inteligjencës me inicialet SH.M., identitetin e të cilit pastaj e publikuan mediat vendore dhe të rajonit.

Gjatë dhënies së deklaratës, burimet jozyrtare thonë se Sokoli ka përdorur fjalë të shëmtuara ndaj liderëve politikë shqiptarë në Maqedoni. Por urrejtje më të madhe ka shprehur ndaj kryetarit të komunës së Likovës dhe nënkryetar i BDI-së, Sadullah Durakut.

Informacionet tona deri tani të pakonfirmuara, flasin se pikërisht është personi i cili në deklaratën e tij vuri në dukje informacionin që e publikuam dy ditë më parë.

Gjegjësisht, në dëshminë e tij para hetimeve thuhet se ai ka thënë se ai personalisht ka qenë dëshmitar i një regjistrimi të një bisede telefonike që e kanë bërë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj me zyrtarin e Agjencisë së Inteligjencës SH.M. dhe personin i cili është prezantuar si këshilltar i sigurisë së Presidentit.

Derisa nga shumë vende të ndryshme në opinion arrijnë informacione për takime mes zyrtarëve të Agjencisë së Inteligjencës dhe anëtarëve të grupit të Kumanovës, akoma nuk ka qëndrim zyrtar nga ky institucion.

Ata deri tani vetëm se u kërcënuan me padi ndaj gazetarëve dhe mediave që publikuan identitetin e SH.M., por nuk u përgjigjen në pyetjet e televizionit për 10 ditë, nëse kanë pasur takime me udhëheqësit e grupit para ngjarjeve të datës 9 maj dhe të cilit karakter ishin ato. Përkundër përpjekjeve të shumta, nuk ka asnjë koment edhe nga Presidenti dhe komandanti suprem George Ivanov.

Dhe ndërsa nuk ka përgjigje për dilemat e shumta për ngjarjet rreth Kumanovës, në mediat e afërta me qeverinë, filluan të shfaqen dhe tekste që i ngjajnë njoftimeve të Agjencisë së Inteligjencës.

 

Më saktë lëshohen informacione se një kryeredaktor në një televizion qëllimisht punon kundër Agjencisë së inteligjencës së Maqedonisë duke njoftuar detajet e ngjarjeve para dhe pas rastit të “Kumanovës”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deshmi-te-reja-per-ngjarjet-e-kumanoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala