Derisa nuk zbrazet kampi i Preshevës, Serbia e mbylli kufirin për emigrantë

Autoritetet serbe kanë vendosur ta mbyllin kufirin me Maqedoninë, në vendkalimin kufitar ndërkombëtarë “Tabanoc” (Maqedoni-Serbi), për kalimin e emigrantëve.
Vendimi i këtillë ka hyrë në fuqi sot në mëngjes rreth orës 7.00, ka bërë të ditur Televizioni “Nova”, transmeton gazeta “Lajm”.
Arsyetimi zyrtar i autoriteteve serbe është se në Kampin për emigrantë në Preshevë tanimë nuk ka vend për emigrantë të ri, sepse është mbushur përplot me emigrantë nga shtetet arabe dhe nga shtetet e Afrikës veriore.
Serbia zotohet se kufiri do të ngel i mbyllur derisa nuk zbrazet kampi për emigrantë në Preshevë.