Deri të enjten nxehtë

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën ndikimin e fronteve të ngrohta të ajrit. Këto fronte të cilat e kanë burimin nga ana jugperëndimore e Kontinentit do të jenë prezente mbi vendin tonë deri ditën e mërkurë, ku më tej do të ketë vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë shtresës së ulët dhe të mesme të troposferës.
Vranësirat për shkak të temperaturave të larta dhe shkallës së lartë të avullimeve, do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh (ditën e enjte).
Sipas IHMK, temperaturat minimale dhe maksimale nga dita e hënë e deri të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 7C deri 10C celsius, kurse maksimalet e ditës gjatë kësaj periudhe, do të lëvizin ndërmjet 28C deri 31C.
Nga dita e enjte e deri të dielën, temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 4C deri 7C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18C deri 22C celsius. Në gjysmën e parë të javës do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, kurse në pjesën e dytë të javës do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s