Deri të dielën nxehtë

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka konstatuar se në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura të cilat pasdite vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rryfesh. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 11C -13C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 25C-27C celsius, do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Të premten do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm . Temperaturat minimale dotë lëvizin ndërmjet 12C-14C celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27C -29C celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.
Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13C-15C , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28C -30C celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes e lehtë deri mesatare.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deri-te-dielen-nxehte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala