Deri tash mbi 160 mijë nënshkrime kundër “Zajednicës”

Autori:Avdyl Pajaziti

Përmes një njoftimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deri tani janë grumbulluar më shumë se 160 mijë nënshkrime.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se qytetarë nga të gjitha subjektet politike, duke përfshirë edhe ata që kanë votuar për PDK-në e LDK-në, po e nënshkruajnë peticionin kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një njoftimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deri tani janë grumbulluar më shumë se 160 mijë nënshkrime.

“Nëpër fshatra e qytete, qytetarë nga të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe ata që kanë votuar subjektet që tash janë në pushtet, po nënshkruajnë masivisht peticionin kundër \”Zajednicës\” dhe demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Vetëvendosje ka thënë se peticioni do të vazhdojë deri sa të tubohen 200 mijë nënshkrime e pas saj pakënaqësia e popullatës do të shfaqet në protesta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deri-tash-mbi-160-mije-nenshkrime-kunder-zajednices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala