Dërguti: Pozita u morr vesh ta suspendojë opozitën nga seanca

Autori:Avdyl Pajaziti

Aida Dërguti, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media të thirrur nga kjo lëvizje, u shpreh se gjatë mbledhjes së djeshme të Kryesisë së Kuvendit, u tha se opozita është vetë-përjashtuar nga seancat plenare.

“Në mbledhjen e kryesisë u tha se opozita me këto veprime e ka përjashtuar veten nga seancat dhe është diskutuar që të përjashtohet opozita nga punimet e kuvendit”.

Ajo në paraqitjen e saj para mediave, tha se pozita po i burgosë opozitarët që të mos hasë në pengesa.

“Ata i burgosën deputetët e opozitës që të mos hasnin në kundërshtim. Pozita vazhdimisht e ka shtyrë kohën e përcaktuar për zhvillimin e seancës,  nuk e di nëse gjatë asaj kohe ata kanë zhvilluar një takim ku unë nuk kam qenë e pranishme”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/derguti-pozita-u-morr-vesh-ta-suspendoje-opoziten-nga-seanca/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala