Dërguti: I duam në burg shkelësit e shumëfishtë të Kushtetutës

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti përmes një postimi në Facebook ka theksuar se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin, qeveria e HashimIsës duan me kokëfortësi ta themelojnë atë.

“Këta shkelës të shumëfishtë të Kushtetutës, le ta dinë se më nuk mund të qeverisin! Nuk mund as të shkojnë në shtëpi! Për shkak të veprës penale të tradhtisë ndaj vendit, këta i duam në burg!”, ka shkruar Dërguti.

Lexoni postimin e plotë:

Ndonëse në gjuhën më të butë të mundshme, Gjykata Kushtetuese i tha Qeverisë së HashimIsës se marrëveshja e 25 gushtit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, këta me kokëfortësi duan të vazhdojnë punën për themelimin e Zajednicës. Këta shkelës të shumëfishtë të Kushtetutës, le ta dinë se më nuk mund të qeverisin! Nuk mund as të shkojnë në shtëpi! Për shkak të veprës penale të tradhëtisë ndaj vendit, këta i duam në burg!
Me 9 janar, të gjithë në shesh, për t’ju thënë këtyre tradhtarëve se Zajednica NUK KALON!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/derguti-i-duam-ne-burg-shkelesit-e-shumefishte-te-kushtetutes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala