Deputetja serbe tani akuza drejt Veselit

Deputetja e Kuvendit të Serbisë, Maria Obradoviq nuk u ndalë vetëm me akuzat në foltore se marrëveshja e arritur në mes palëve për të mos përmendur fjalën Republikë, e cila u prish nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Ajo madje shkoj edhe përtej kësaj, duke thënë se kulturën politike ose e posedoni ose jo. Këto deklarata i bëri Obradoviq, derisa u pyet nga gazetarët se a është kërkuar nga deputetët serb që të mos përmendin termin “ Kosova dhe Metohia”.
“Po ka qenë një marrëveshje e tillë, edhe zonja Blerta e cila udhëheqë me fokusin e grupit parlamentar ka premtuar se do të jetë ashtu, mirëpo e keni parasysh ju nuk mund t’i mbani njerëzit absolutisht nën kontroll, ekziston diçka që quhet nivel i kulturës politike dhe vetëdije e marrëveshjes së arritur. E këtë nuk mund t’ia ndaloni askujt, këtë ose e posedoni ose jo”, tha Obradoviq.
Ajo bashkë me një grup deputetesh nga Serbia po qëndrojnë në Kosovë, me ftesë të Grupit të Grave Deputete të Kosovës.