Deputetja e VV-së thotë se gazi lotsjellës nuk është mjet demokratik

Autori:Avdyl Pajaziti

Shqipe Pantina në debatin në InfoMagazinë përballë deputetes të PDK-së, Labinotë Demi, ka pranuar se gazi lotsjellës nuk është mjet demokratik.
Pantina e ka pranuar se gazi lotsjellës i përdorur dje nga opozita në sencën e Kuvendit nuk është demokratik por veprimet e fundit të Qeverise duke përfshirë marrëveshjet në Bruksel dhe për Demarkacionin do ta dëmtojnë të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës dhe nuk krahasohen me dëmin e gazit.

Deputetja e LVV ka vazhduar duke thënë se se i gjithë pushteti i 120 deputetëve ka kaluar në duart e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

“I gjithë pushteti i 120 deputetëve ka kaluar në dy persona. E këta dy persona janë Hashim Thaçit dhe Isa Mustafa. E veprimet e tyre jo vetëm që po prekin të tashmen e qytetarëve por edhe të ardhmen”, tha Pantina.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deputetja-e-vv-se-thote-se-gazi-lotsjelles-nuk-eshte-mjet-demokratik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala