Deputeti serb lëshon mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiq, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së në të cilën është paraparë të raportojë inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani, vetëm pak minuta pasi ka nisur mbledhja.

Në mbledhje mësohet se nuk po marrin pjesë as deputetët e opozitës si dhe ata të PDK-së e as kryetari i Komisionit, Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën, raporton gazetarja e “Kohës Ditore” nga terreni.

Arsyet e largimit të deputetit serb, Slavko Simiq, nuk janë bërë të ditura, ndërkaq bëhet me dije se mbledhja e komisionit po mbahet me dyer të mbyllura.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deputeti-serb-leshon-mbledhjen-e-komisionit-per-mbikeqyrjen-e-aki-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala