Deputeti i VV’së, Salih Salihu përfiton mijëra euro nga Ministria e Bujqësisë (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Salih Salihu është deputet i Vetëvendosjes dhe kur ia kërkon partia del e kritikon Qeverinë. Kështu do të bëjë edhe sot. Por kur është fjala për biznesin e tij ai përfiton nga programet e Qeverisë.

Deputeti nga Vitia, ka paralajmëruar sot një konferencë për të kritikuar programin për bujqësi, por ai vet ka përfituar mijëra euro nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Të hënën, më 30 mars, në ora 13:00, Komiteti për Bujqësi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mban konferencë për media si kritikë për programin për bujqësi të Qeverisë së Kosovës. Në këtë konferencë do të flasin Nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s, Driton Çaushi, si dhe deputeti Salih Salihu”, thuhet në njoftimin e LVV’së.

Nga dokumentet që e ka siguruar Gazeta Express, del se Salih Salihu prej vitit 2011 e deri në vitin 2014 ka marrë mbi 44 mijë euro nga MBPZHR-ja.

Me poshtë e gjeni listën e përfitimeve të Salih Salihut nga MBPZHR-ja, si në grante ashtu edhe në subvencione:

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deputeti-i-vvse-salih-salihu-perfiton-mijera-euro-nga-ministria-e-bujqesise-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala