Deputetët vizitojnë 20 mijë herë në muaj faqet pornografike

Autori:Avdyl Pajaziti

Faqet pornografike janë vizituar 20 mijë herë në muaj nga parlamentarët britanikë. Sipas “The Telegraph”, kompjuterët përdoren nga deputetët, stafi dhe administrata.

Vetëm në vitin 2013 faqet pornografike janë vizituar 250 mijë herë në kompjuterat e Parlamentit. Sipas llogaritjes së gazetës, 42 mijë vizita janë bërë vetëm në muajin prill, që i bie mesataraisht 1300 vizita në ditë.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Liria e dhënies së Informacionit në Express.co.uk. Jonathan Isaby, shefi ekzekutivi i Aleancës së Taksapaguesve thotë: “Disa nga këto “vizita” janë pa dyshim produkti i lirisë për t’i parë pa kontrollin e askujt, por numri është absolutisht tronditës. Dikush mund të shpresojë se aksesi në këto faqe në godinën e Parlamentit do t’i mbajë të sigurta aktivitetet e tyre ekstraparlamentare brenda katër mureve, por kjo nuk është një mënyrë e mirë për të shpërdoruar kohën e dhënë nga taksapaguesit”.

Pas publikimit të të dhënave për 2013, një zëdhënës i Dhomës së Komunëve tha: “Ne nuk i konsiderojmë këto të dhëna të sigurta, nëse janë bërë nga përdoruesit e rrjetit, pasi ka mënyra të ndryshme në të cilat faqet e internetit veprojnë dhe ndërveprojnë për shkak të një operacioni potencial të një pale të tretë”. Deklarata vjen pas zotimit të David Cameron për të bllokuar pornografitë “nga qoshet e errëta të internetit”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deputetet-vizitojne-20-mije-here-ne-muaj-faqet-pornografike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala