Deputetët vendosin për tre kandidatë të Gjykatës Kushtetuese

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisionit për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të intervistës me shkrim, më 17 mars 2015, sot ka mbajtur intervistën me gojë me kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, në intervistën me shkrim dhe me gojë morën pjesë këta kandidatë: Bekim Sejdiu, Mazllum Baraliu dhe Emrush Kastrtati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hava Ismajli dhe Arif Riza.

“Komisionit për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në vlerësimin e rezultateve me shkrim dhe me gojë, në bazë të numrit të pikëve të secilit kandidat, krijoi listën e ngushtë prej tre (3) anëtarëve : Bekim Sejdiu, Mazllum Baraliu dhe Emrush Kastrati, të cilët do t’i dërgohen seancës së Kuvendit për votim”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se takimet e Komisionin për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ishin transparente ku morën pjesë mediat dhe shoqëria Civile.

– See more at: http://gazetafjala.com/deputetet-vendosin-per-tre-kandidate-te-gjykates-kushtetuese/#sthash.i2nICx5V.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deputetet-vendosin-per-tre-kandidate-te-gjykates-kushtetuese-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala