Deputetët që hodhën lotsjellësin përjashtohen nga Kuvendi?

Autori:Zekirja Shabani

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, që është mbajtur të enjten, LDK-ja ka siguruar mbështetjen e PDK-së në propozimin për t’i përjashtuar nga seanca e ardhshme 11 deputetë, shkruan sot Koha Ditore.

Arsye për penalizim është përmendur roli që ata kanë pasur në ato mbledhje ku është hedhur edhe gazi lotsjellës.

Në listë janë kryesisht ata që kanë aktivizuar bombolat e gazit, ata që kanë hedhur vezë në drejtim të kryeministrit dhe ata që kanë zbuluar muralet.

Për shkak të përgjigjes ndaj veprimeve të kolegëve të tyre opozitarë, është propozuar të ndëshkohen edhe deputetë që u takojnë partive në pushtet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deputetet-qe-hodhen-lotsjellesin-perjashtohen-nga-kuvendi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala