Deputetët Kurti, Haxhiu, dhe Topalli do të arrestohen nga policia

Policia e Kosovës do të zbatojë ligjin dhe kushtetutën e vendit nëse deputëtët e opozitës që po kërkohën nga policia, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, dhe Faton Topalli, do të shfaqen sot në manifestimin në shëshin Zahir Pajaziti.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Fjala Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, duke mos saktësuar nëse deputetët do të arrestohen në manifestimin e paralajmëruar të mbahet sot.
Ndaj këtyre deputetëve Policia e Kosovës ka lëshuar një fletarrest disa ditë më herët, por deri më tani nuk ka arritur që t’i arrestojë.
Të gjithë deputetët kanë lënë të nënkuptojnë që do të jenë prezentë në manifestimin që pritet të fillojë në orën 14:00./Gazeta Fjala/