Deputetët koprrac në bamirësi! (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë qytetarë të Kosovës që paguhen me së shumit nga buxheti i shtetit. Secili nga ta për çdo muaj merr rreth 2 mijë euro nga taksapaguesit kosovarë.

Madje ka raste kur për një muaj deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e bëjnë asnjë punë të ‘hairit’ për të cilën edhe kanë marrë besimin e qytetarëve në zgjedhje.

Rasti me i freskët është bllokimi i punimeve në Kuvend nga deputetët e tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, ku përveç disa vezëve të hedhura në drejtim të kryeministri Isa Mustafa, asgjë tjetër nuk kanë bërë, raporton ORAinfo.

Mirëpo edhe pse nuk u djersitën fare, deputetët e Kuvendit në fund të muajit kanë bërë ‘urysh’ në bankomante për t’i marrë pagat, e pastaj për t’ia mërsyer ndonjë shteti fqinjë, (Shqipërisë, Mal të Zi) apo edhe për të bërë piknik diku nëpër Kosovë, gjë që është bërë zakon kohëve të fundit nga politikanët vendor.

Mirëpo kur është puna për të dhënë, deputetët dhe kabineti qeveritarë, tregohen koprrac.

Në një kuti nga çeli e vendosur nga organizata për bamirësi ‘Caritas’ në hollin e Kuvendit të Kosovës,   para disa muajsh, deputetët nuk kanë arritur të mbledh as 100 euro, raporton ORAinfo.

Në disa foto të bërë nga reporteri i ORAinfo, shuma me e madhe e hedhur në kuti është 20 euro.

Brenda kutisë shihen edhe lek të Shqipërisë, e dinarë të Serbisë. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deputetet-koprrac-ne-bamiresi-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala