Deputetët kërkuan ndihmë në spitale private

Ndonëse është paralajmëruar se dy deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu dhe Flora Brovina janë dërguar në QKUK, nuk po del të jetë e vërtetë.
Zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare kanë konfirmuar për “Zërin” se në emergjencë nuk gjendet asnjë deputetë i Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, sipas disa burimeve, Brovina dhe Deliu janë dërguar në njërin prej spitaleve private në Prishtinë./Express