Deputetët ftohen që ta votojnë ligjin për Obiliqin

Autori:Gazeta Fjala

Komunës së Obiliqit po mendohet të i ofrohet trajtim i veçantë përmes një ligji, për të cilin pritet që të enjten të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

Këtij diskutimi i parapriu vizita e kryetarit të legjislativit, Kadri Veseli në këtë komunë.
Veseli deklaroi se projektligji për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit është i mirëpritur dhe kërkoj nga deputetët që të votojnë pro këtij ligji, raporton Tv Arta. Sipas Veselit një ligj i tillë është i nevojshëm për shkak se kësaj komune dhe qytetarëve të saj do t’u ofrohej përkrahje financiare, e në veçanti në projektet ambientale, shëndetësore dhe në fushën e punësimit.

Edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi pohoi se një ligj i tillë është tejet i nevojshëm, pasi sipas tij, kur banorët janë në gjendje të përballojnë një ambient të tillë do të duhej edhe të trajtohen ndryshe. Gashi njëherit ftoj deputetët të votojnë këtë ligj./koha.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deputetet-ftohen-qe-ta-votojne-ligjin-per-obiliqin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala